Bota

Virxhinia në gatishmëri të Turqisë pas tërmetit/ Dërgon forca shpëtimi, qen të specializuar dhe ndihma

Task-forca shkroi në Twitter në orën 15:31 të hënën se ekipi i vendosjes do të përbëhet nga 79 persona dhe gjashtë qen. Së bashku, ata u konsideruan një ekip i rëndë urban kërkimi dhe shpëtimi.

7 Shkurt 2023, 21:02 Nga a.l
Virxhinia në gatishmëri të Turqisë pas tërmetit/
Virginia

TURQI- Dhjetra anëtarë të Task Forcës 1 të Virxhinias (VA-TF1/USA-1) të cilët u përgatitën të niseshin për në Turqi dhe Siri të hënën pas një tërmeti 7.8 ballë që shkatërroi pjesë të vendeve, duke lënë mijëra njerëz të vdekur dhe të tjerë të zhdukur, ishin rrugës të martën në mëngjes.

Task-forca shkroi në Twitter në orën 15:31 të hënën se ekipi i vendosjes do të përbëhet nga 79 persona dhe gjashtë qen. Së bashku, ata u konsideruan një ekip i rëndë urban kërkimi dhe shpëtimi, shkruajnë mediat e huaja. 

Virxhinia në gatishmëri të Turqisë pas tërmetit/
ndihmat

Byroja për Asistencë Humanitare e USAID-it, e cila merret me dislokimet ndërkombëtare të task-forcës nën emrin USA-1, vuri në dukje në postimin e vet në Twitter se tërmeti që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore ishte më i keqi në atë rajon në gati një shekull. Byroja tha se po punonte për të identifikuar nevojat përveç ofrimit të aftësive të kërkimit dhe shpëtimit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll