Politike

Kërkesa e PD për Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me McGonigal, PS pretendon për firma false

Partia Socialiste pretendon për falsifikim të firmave nga ana e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

7 Shkurt 2023, 15:52 Nga k.m.
Kërkesa e PD për Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka publikuar dokumentet e kërkesave të depozituara nga deputetë të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal. Duke nxjerrë disa dokumenta, Partia Socialiste pretendon për falsifikim të firmave nga ana e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Ndërsa shtojnë se deputeti, po i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka firmosur dy herë.

Sipas tyre, Këlliçi dhe Shehaj ndodhen në udhëtim jashtë vendit por pavarësisht kësaj rezultojnë se kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, edhe pse pretendojnë se një gjë e tillë nuk është e mundur. 

Ç'ka ndodhur me ish-agjentin?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal. Pas publikimit të dosjes, Partia Demokratika ka organizuar një protestë që do mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, e do të kërkojë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit./Dosja.al

komisioni hetimor per mcgonigal

Sondazh

Poll