Bota

'Telefonin e kisha me vete'/ Postoi në rrjete sociale, nxirret nga rrënojat 20-vjeçarin dhe nëna e tij (VIDEO)

Boran Kubat mbeti nën rrënoja në Malatya me nënën, gjyshen dhe dy dajtë e tij kur rajoni u lëkund nga tërmeti i dytë.

7 Shkurt 2023, 19:34 Nga a.l
'Telefonin e kisha me vete'/ Postoi në rrjete sociale, nxirret
Boran Kubat

TURQI- Një student 20-vjeçar i mbijetoi tërmetit në jug të Türkiye-s, falë një postimi në rrjetet sociale që ai dërgoi teksa ishte ngujuar nën rrënojat e një ndërtese. Boran Kubat mbeti nën rrënoja në Malatya me nënën, gjyshen dhe dy dajtë e tij kur rajoni u lëkund nga tërmeti i dytë.

"Nuk e kishim menduar se do të ndodhte një tërmet kaq i fuqishëm pas të parit. Shkuam në shtëpi dhe ram të flemë kur ndodhi tërmeti. Papritur gjithçka u errësua ndërsa nëna ime u rrëzua pranë meje", tregon i riu për AA.

Ai vazhdon rrëfimin e tij, se si shpërndau një video në rrjetet sociale në të cilën thërret për ndihmë dhe jep vendndodhjen e saktë të shtëpisëm, shkruan mediat turke. 

"Telefonin tim e kisha me vete, kështu mendova se nëse e shpërndaja videon në rrjetet sociale, miqtë e mi mund ta shihnin dhe mund të arrinin tek ne. Kështu edhe na gjetën. Qëndrova nën rrënoja rreth 5 deri në 6 orë. Më në fund na gjetën, mua dhe nënën time. Tani po përpiqen të shpëtojnë njërin nga dajtë e mi ndërsa daja tjetër dhe gjyshja janë ende të bllokuar nën rrënoja", tha Kubat.

Boran studion në Universitetin "Nisantasi" të Stambollit dhe erdhi në vendlindje për pushime.

boran kubat termet ne turqi

Sondazh

Poll