Bota

Ministri i Jashtëm italian merr letrën kërcënuese, shtohen kontrollet e sigurisë

Lajmin e bëjnë të ditur burime parlamentare, duke shtuar se të njëjtat procedura për forcimin e mbrojtjes janë miratuar në të gjitha përfaqësitë në mbarë botën.

7 Shkurt 2023, 19:43 Nga a.l
Ministri i Jashtëm italian merr letrën kërcënuese, shtohen
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka marrë një letër kërcënuese. Mediat italiane raportojnë se, prej ditësh, Ministria e Jashtme ka forcuar kontrollet e mbrojtjes për të gjithë personelin, me mbikëqyrje të shtuar të godinës dhe verifikimin e korrespondencës dhe çdo materiali që hyn në zyrën e Romës. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime parlamentare, duke shtuar se të njëjtat procedura për forcimin e mbrojtjes janë miratuar në të gjitha përfaqësitë në mbarë botën. Ditët e fundit në sy të anarkistëve ka përfunduar edhe nënsekretari i Drejtësisë, Lidhja e Veriut, Andrea Ostellari dhe për këtë i është caktuar eskorta.

antonio tajani

Sondazh

Poll