7 Shkurt 2023, 19:24
Nga k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiç dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiçit janë në koalicion qeveritar.
Vuçiç tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur".
Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiçin më 8 shkurt.
"Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.
Vuçiç ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë. Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.
Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së. Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme - nga pro-evropiane në të djathta.
Partnerët e koalicionit, SNS-ja dhe SPS-ja, kanë shkëmbyer edhe më herët kritika, duke çuar në spekulime për zgjedhje të parakohshme. Por, deri te ndarja nuk ka ardhur dhe aleanca mes tyre ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 2012. Megjithatë, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gjë e re për votuesit në Serbi, pasi ato janë mbajtur më 2014, 2016 dhe 2022./REL
aleksander vucic
Bota
7 Shkurt 2023, 19:10
a.l
Turqi
TURQI- Njerëz nën rrënoja, mijëra të vdekur e mijëra të plagosur, shtëpi të shkatërruara e familjar...
Bota
7 Shkurt 2023, 19:22
k.m.
Kevin McCarthy
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me premtimin për të hetuar administrat...
Bota
7 Shkurt 2023, 19:04
a.l
Iskenderun
TURQI- Një mjek ka përshkruar skenën në një spital të shkatërruar në Turqi, duke thënë se kish...
Bota
7 Shkurt 2023, 18:55
a.l
Zvicër
ZVICËR- Kreu i partisë së qendrës së djathtë FDP, Thierry Burkart, i ka paraqitur një mocion qeveris&eu...
Bota
7 Shkurt 2023, 18:40
a.l
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka komentuar tërmetet shkatërruese në Turqi dhe dërgimin e ekipeve të ...
Bota
7 Shkurt 2023, 18:46
k.m.
Ujk
SUEDI- Gjuetarët kanë qëlluar për vdekje 54 ujqër brenda një muaji, duke shkaktuar tërbim tek konservatorët dh...
Bota
7 Shkurt 2023, 18:20
a.l
Lufta në Ukrainë
RUSI- Ukraina ka publikuar pamje të jashtëzakonshme që duket se tregojnë luftëtarët rusë...
Bota
7 Shkurt 2023, 18:15
a.l
Moskë
RUSI- Të paktën katër persona u vranë të martën në një shpërthim gazi që shpër...
Bota
7 Shkurt 2023, 17:57
a.l
Alfonso Tumbarello
ITALI- Mjeku, Alfonso Tumbarello i cili është kujdesur për shëndetin e bosit të 'Cosa Nostras', Matteo Messina ...
Bota
7 Shkurt 2023, 17:44
a.l
Emma Pattison dhe George Pattison
BRITANI- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Britani. Mediat e hua...