Bota

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Osmani: Dhimbja e popullit turk është edhe e jona, 8 Shkurti ditë zie Kombëtare

Në një postim në facebook, Osmani bën me dije se në shenjë respekti qytetar, 8 shkurti do të jetë Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës.

7 Shkurt 2023, 17:29 Nga a.l
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Osmani: Dhimbja e popullit turk
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie në solidarizim me mijëra jetë të humbura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Në një postim në facebook, Osmani bën me dije se në shenjë respekti qytetar, 8 shkurti do të jetë Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës.

Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja. Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar”, shkruan Osmani.

Të paktën 3,549 njerëz u vranë dhe 22,168 të tjerë u plagosën në Turqi pas dy tërmeteve të forta, sipas shifrave të fundit të shpallura nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai shtoi se deri më tani janë shpëtuar edhe mbi 8,000 njerëz.

vjosa osmani termet ne turqi

Sondazh

Poll