Art&Argëtim

Historia tronditëse e këngës së Bonnie Raitt që "mundi" Beyonce dhe Adele

Ndërkohë që të gjithë prisnin që konkurrenca në këtë kategori të kthehej në një betejë të ashpër mes Beyonce-s dhe Adele, balada e saj e zemrës 'Jashtu si ajo/Just like her', e frymëzuar nga një histori e vërtetë tronditëse.

6 Shkurt 2023, 18:04 Nga k.m.
Historia tronditëse e këngës së Bonnie Raitt që
Adele, Bonnie Raitt dhe Beyonce

SHBA- Ndërsa triumfi i pritshëm i Beyonce-s bëri bujë në ndarjen e çmimeve Grammy 2023 mbrëmë, surpriza e madhe e natës, megjithatë, erdhi nga këngëtarja 73-vjeçare e country Bonnie Raitt, e cila arriti të rrëmbejë çmimin e lakmuar për "Kënga më e mirë e vitit".

Ndërkohë që të gjithë prisnin që konkurrenca në këtë kategori të kthehej në një betejë të ashpër mes Beyonce-s dhe Adele, balada e saj e zemrës 'Jashtu si ajo/Just like her', e frymëzuar nga një histori e vërtetë tronditëse. Ishte viti 2018 kur interpretuesja amerikane, e cila është nderuar në të kaluarën me çmime të mëdha, ndoqi në lajme historinë e një gruaje që humbi djalin e saj dhe mori vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e tij. Disa vite më vonë, burri që kishte marrë zemrën e fëmijës së saj u shfaq para saj. Ai u ul përballë saj dhe e pyeti nëse do të donte t'i vinte dorën në gjoks për të dëgjuar zemrën e djalit të saj të humbur para kohe, e cila vazhdonte të rrihte në trupin e tij.

“Ishte gjëja më emocionuese që kam parë ndonjëherë në jetën time,”- kishte rrëfyer më parë Bonnie Raitt. Ky emocion i thellë i saj, admirimi i saj i pakufi për të gjitha këto familje solli këngën “Just Like That”.

“Sa herë që dëgjoj për një familje që i dhuron organet e fëmijës së tyre, i cili u vra ose vdiq papritur, mendoj se si në pikëllimin dhe tronditjen e tyre, ata kanë mendimin, dhembshurinë dhe dashurinë për të bërë një gjë të tillë, sa janë në gjendje të bëjnë diçka kaq të pabesueshme,”- kishte deklaruar ajo në një intervistë të mëparshme.

Siç doli, kënga e saj krijoi të njëjtat emocione të forta në botë që e dëgjoi.

Megjithatë, vetë interpretuesja nuk e priste që ta merrte këtë çmim. Habia dhe emocioni dukej në sytë e saj, në fjalët e saj, kur e mori: O Zot, jam shumë e habitur, nuk di çfarë të them. Kjo nuk mund të ndodhë…Unë nuk shkruaj shumë këngë, por jam shumë krenare që e vlerësuat këtë këngë të veçantë.

adele bonnie raitt beyonce

Sondazh

Poll