Aktualitet

Përplasen dy makina në Elbasan, një person mbetet i plagosur

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dhe trafik në këtë aks rrugor.

7 Shkurt 2023, 12:56 Nga A.B
Përplasen dy makina në Elbasan, një person mbetet i plagosur
Pamje nga aksidenti në Elbasan

ELBASAN- Një aksident me një të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Bradashesh, në Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dhe trafik në këtë aks rrugor. Edhe pse Policia u njoftua për ngjarjen, ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Një autoambulancë mbërriti 20 minuta pas njoftimit dhe ka transportuar drejt spitalit një të plagosur.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll