Art&Argëtim

FOTO- Arta Bajrami reagon e revoltuar për lajmin e arrestimit të bashkëshortit: Burrin e kam në shtëpi, mos dezinformoni!

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja iu bën thirrje portaleve që të mos përhapin dezinformata.

6 Shkurt 2023, 17:53 Nga k.m.
FOTO- Arta Bajrami reagon e revoltuar për lajmin e arrestimit të
Arta Bajrami dhe Xhimi Sekiraqa

PRISHTINË- Mediet në Kosovë raportuan pak ditë më parë se ishte arrestuar Xhimi Sekiraqa, bashkëshorti i këngëtares, Arta Bajrami, pasi sipas tyre akuzohej për vjedhje të orave “Rolex”. Këngëtarja ka reaguar duke pretenduar se bashkëshorti i saj ndodhet në shtëpi, madje ka publikuar edhe foto me të. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja iu bën thirrje portaleve që të mos përhapin dezinformata.

FOTO- Arta Bajrami reagon e revoltuar për lajmin e arrestimit të

“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot. Atë fotografi e keni marrë nga storjet e mia ku fansat e mi më bëjnë ‘tag’ personi që më ka bërë ‘tag’ duke dëgjuar këngën time ishte në Londër dhe do e ripostoj prapë që ta shihni do ju padis për këtë e shohim pastaj,”- ka shkruar Bajrami-Sekiraqa në InstaStory.

POSTIMI I PLOTË:

arta bajrami xhimi sekiraqa

Sondazh

Poll