Politike

"Dosjen e bëri FBI"/ Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

Berisha tha se nuk mund të akuzojë ish-agjentit Charles McGonigal për këtë gjë, pasi nuk ka prova.

6 Shkurt 2023, 21:03 Nga F.M
"Dosjen e bëri FBI"/ Berisha zbulon SMS që Kim i dha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se dosjen për ta shpallur atë non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka përgatitur ekipi i FBI-së. Ai tregoi se këtë lajm ia kishte dhënë një bashkëpunëtore edhe ambasadores Yuri Kim. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se nuk mund të akuzojë ish-agjentit Charles McGonigal për këtë gjë, pasi nuk ka prova.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Unë nuk e kam akuzuar dhe nuk e akuzoj McGonigal se është autori i shpalljes time non-grata sepse nuk kam fake. Yuri Kim ka deklaruar vetëm disa orë pas shpalljes time non-grata, i ka thënë një bashkëpunëtores time se dosjen e ka përgatitur FBI. Në një mesazh më thotë një tjetër bashkëpunëtore që nuk kemi punuar ne me dosjen, por FBI. Por kjo është vetëm Yuri Kim. DASH ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit në raportet e mediave, raportet e sponsorizuara nga Soros dhe ato të Edi Ramës, këto tre burime kanë qenë të rreshtuara. E kishte fare të thjeshtë të thoshte që e kemi të bazuar në raportete a gjencive tona, kjo më ka penguar që të konsideroj burime të tjera. Por meqë po pyet, burime të vetme, janë mediat e Giorge Soros dhe Carlo Bollinos, kjo është 100% e gjetur. Dhe për hir të së vërtetës i kanë verifikuar e kanë gjetur zero prova, kanë qenë mashtrime. Është turp t'i shohë kush. Rossini ndikoi, i paguar, i papaguar, foli kundër meje. 

sali berisha

Sondazh

Poll