Bota

Tërmeti në Turqi, i riu futet live në Instagram nën rrënoja për të treguar ku ishte

I riu përdori videolive-in në Instagram për t'i treguar ekipit të shpëtimit se ku ndodhej.

6 Shkurt 2023, 15:56 Nga I.A
Tërmeti në Turqi, i riu futet live në Instagram nën
termeti

TURQI- Një i ri ka arritur që të shpëtoj nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Turqi vetëm me anë të një 'live' të hapur në Instagram. I riu përdori videolive-in në Instagram për t'i treguar ekipit të shpëtimit se ku ndodhej.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2500 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

termet ne turqi

Sondazh

Poll