Bota

Tërmeti në Turqi/ Numri i viktimave kalon 1000, shifrat e vdekjeve për çdo zonë

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme.

6 Shkurt 2023, 14:21 Nga A.B
Tërmeti në Turqi/ Numri i viktimave kalon 1000, shifrat e vdekjeve
Termeti

TURQI- Numri i të vdekurve është rritur në 1014 në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 që ra ditën e sotme. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka bërë publike numri i të vdekurve sipas zonave:

SHIFRAT:

Kahramanmaraş: 191

Gaziantep: 200

Shanliurfa: 27

Dijarbakır: 41

Adana: 43

Adiyaman: 20

Osmaniye: 131

Hataj: 250

Kilis: 13

Malatia: 98

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

Burimi: CNN

termet ne turqi

Sondazh

Poll