Aktualitet

Situata me COVID-19, në 24 orët e fundit ka vetëm 1 të infektuar

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim vetëm 1 pacient.

4 Shkurt 2023, 18:12 Nga k.m.

 

Situata me COVID-19, në 24 orët e fundit ka vetëm 1 të
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm 1 person i infektuar. Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim vetëm 1 pacient.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 testime, ka 1 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 19 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.

Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336

Testime totale 2,032,346
Raste pozitive 333,270
Raste të shëruara 329,562
Raste Aktive 112
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Fier 9
Vlorë 3
Berat 3
Durrës 2
Elbasan 2
Lezhë 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2023, 16:27 k.m.

Ulen çmimet e karburanteve

Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sip...