Aktualitet

Kukësi zbardhet nga dëbora, priten ulje të temperaturave nën 0 gradë

Temperaturat në këtë zonë pritet të ulen ndjeshëm në ditët në vijim. Reshjet e borës kanë nisur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Sishtavec, Borje e Topojan, por në orët në vijim ka zbardhur dhe qendrën e qytetit. 

4 Shkurt 2023, 17:19 Nga a.l
Kukësi zbardhet nga dëbora, priten ulje të temperaturave nën
Kukës

KUKËS- Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e para të dëborës. Temperaturat në këtë zonë pritet të ulen ndjeshëm në ditët në vijim. Reshjet e borës kanë nisur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Sishtavec, Borje e Topojan, por në orët në vijim ka zbardhur dhe qendrën e qytetit. 

Deri tani nuk raportohen për problematika në sistemin e qarkullimti të energjisë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve dhe rrugët janë të lira. Por në orët në vijim pritet që moti të përkeqësohet. Meterologët parashikojnë që termometri do të zbresë nën 0 gradë, duke krijuar ngrica dhe reshje të dendura bore.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2023, 16:27 k.m.

Ulen çmimet e karburanteve

Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sip...