Aktualitet

Shiu bën të vetën! Prurjet e larta hidrike, liqeni i Fierzës arrin në 292 m, vetëm 4 m nga kuota

Sipas të dhënave zyrtare, liqeni i Fierzës arriti në kuotën e 292 metrave, nga 296 metra që është kuota maksimale.

4 Shkurt 2023, 17:32 Nga k.m.
Shiu bën të vetën! Prurjet e larta hidrike, liqeni i Fierzës
Foto ilustruese

TIRANË- Reshjet e shiut dhe moti i keq në vendin tonë kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i madh ujëmbledhës për prodhimin e energjisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, liqeni i Fierzës arriti në kuotën e 292 metrave, nga 296 metra që është kuota maksimale.

Si pasojë e prurjeve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë me dije se të katër turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë. Ndërkohë që vetëm gjatë muajit janar, KESH eksportoi rreth 135 mije megavat/orë energji. Po gjatë janarit, në Kosovë janë dërguar 164 mijë megavatorë energji elektrike.

kesh liqeni i fierzes

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2023, 16:27 k.m.

Ulen çmimet e karburanteve

Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sip...