Bota

Medvedev nuk ndalet me kërcënimet: Nëse SHBA vazhdon të dërgojë armë të avancuar, Ukraina do të digjet

SHBA njoftoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e gamës së bombardimeve të Ukrainës është përfshirë në paketën e ndihmës ushtarake prej  2.175 miliardë dollarësh.

4 Shkurt 2023, 13:06 Nga a.l
Medvedev nuk ndalet me kërcënimet: Nëse SHBA vazhdon të
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev dhe aleati i Putin, ka vijuar me kwrcwnimet ndaj Ukrainws teksa swrish wshtw ka deklaruar se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh gjithnjë e më të avancuara do të nxisë më shumë sulme hakmarrëse nga Rusia.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën kontrollin e Kievit do të digjet”, tha Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Fridriksson.

Gazetarja pyeti Medvedev i cili, si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, është bërë një nga zyrtarët rusë më kundër Perëndimit, nga pushtimi rus i Ukrainës e tutje, nëse përdorimi i sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga ukrainasit ka të ngjarë ta çojë Rusinë drejt negociatave me Kievin, shkruan Reuters. 

“Rezultati do të jetë saktësisht i kundërt. Vetëm disa nga të çmendurit atje, dhe ka shumë prej tyre, si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Capitol Hill, mund të mendojnë diçka të tillë,” tha ai.

SHBA njoftoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e gamës së bombardimeve të Ukrainës është përfshirë në paketën e ndihmës ushtarake prej  2.175 miliardë dollarësh.

 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll