Bota

Portugalia aprovon mbështetjen ndaj Ukrainës, pritet të dërgojë tanke Leopard 2

Costa tha se Portugalia është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë të nevojshme për riparimin e tankeve të papërdorshme Leopard në forcat e armatosura të Portugalisë.

4 Shkurt 2023, 12:02 Nga a.l
Portugalia aprovon mbështetjen ndaj Ukrainës, pritet të
Tank

PORTUGALIA- Kryeministrti i Portugalisë Antonio Costa ka deklaruar se Portugalia është e gatshme të dërgojë tanke në mbështetje të Ukrainës. Costa tha se Portugalia është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë të nevojshme për riparimin e tankeve të papërdorshme Leopard në forcat e armatosura të Portugalisë, shkruan The Guardian. 

Aktualisht jemi duke punuar që të jemi në gjendje të shpërndajmë disa nga tanket tona. Unë e di se sa tanke do të dërgohen në Ukrainë, por kjo do të njoftohet në kohën e duhur", tha Costa për agjencinë e lajmeve Lusa gjatë një udhëtimi në Republikën e Afrikës Qendrore.

Zyra e Kostës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Admirali António Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze, tha muajin e kaluar Portugalia kishte 37 tanke Leopard 2, por është raportuar gjerësisht nga mediat lokale se shumica janë të pafuqishme.

antonio costa

Sondazh

Poll