Bota

Rusia lëshon raketa në një ambulancë në Bakhmut/ Vritet mjeku vullnetar amerikan, po ndihmonte njerëzit të evakuoheshin

Lajmin për vdekjen e dha dje Global Response Medicine, organizata që ai kishte themeluar, por ende nuk kishte detaje. Reed kishte udhëhequr ekipet mjekësore në Mosul, Irak, duke trajtuar mbi 10,000 pacientë.

4 Shkurt 2023, 12:56 Nga a.l
Rusia lëshon raketa në një ambulancë në Bakhmut/ Vritet
Pete Reed

UKRAINË- Një mjek amerikan është vrarë në Ukrainë, pas bombardimeve ruse në Bakhmut, teksa po ndihmonte njerëzit të evakuoheshin. Reed, i cili kishte themeluar Global Response Medicine, sapo kishte arritur në Ukrainën me synimin e qartë për të ndihmuar popullin ukrainas, në mënyrë vullnetare , por nuk mundi ta çoj misionin e tij deri në fund. Ai ishte edhe menaxher në organizatën “Global Outreach Doctors”, e cila ndihmon mjekët ukrainas, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai po evakuonte civilët dhe po trajtonte të plagosurit kur ambulanca e tij ra nën zjarr rus në Bakhmut. Ai vdiq duke bërë atë që i dha jetë dhe atë që donte, dhe duke shpëtuar një anëtar të ekipit të tij me trupin e tij”, njoftoi në Instagram gruaja e Pete Reed, 34 vjeç, një mjek vullnetar amerikan i vrarë nga një raketë disa javë pas mbërritjes së tij, në qytetin lindor në qendër të luftimeve të ashpra. 

Lajmin për vdekjen e dha dje Global Response Medicine, organizata që ai kishte themeluar, por ende nuk kishte detaje. Reed kishte udhëhequr ekipet mjekësore në Mosul, Irak, duke trajtuar mbi 10,000 pacientë.

pete reed

Sondazh

Poll