Bota

'Putin do të vdesë duke dashur të arrijë Rusinë e madhe'/ Pompeo: Nuk do të kishte nisur luftën nëse Trump do të ishte ende president

Ish-kreu i CIA-s po mendon të kandidojë për t’u bërë president i SHBA në zgjedhjet e ardhshme.

4 Shkurt 2023, 10:52 Nga a.l
'Putin do të vdesë duke dashur të arrijë Rusinë e
Mike Pompeo

SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Donald Trump do të ishte ende president. Në një intervistë me programin Today të BBC Radio 4 të shtunën në mëngjes, Pompeo krahasoi rritjen e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës me atë të SHBA-së dhe Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës, shkruan The Guardian. 

Ne dimë se si t’i frenojmë kundërshtarët tanë. Sinqerisht, administrata Trump e bëri atë. Vladimir Putin nuk pushtoi Europën apo Ukrainën në udhëheqjen tonë. Ky është një sulm i paprovokuar ndaj Europës nga Vladimir Putin. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. Por këto gjëra nuk ndodhin për asgjë. Kundërshtarët marrin vendime se kur, Vladimir Putin ka dashur gjithmonë Rusinë e madhe. Ai do të vdesë duke dashur të arrijë pikërisht këtë gjë “ Rusinë e madhe”, tha ai.

Ish-kreu i CIA-s po mendon të kandidojë për t’u bërë president i SHBA në zgjedhjet e ardhshme.

mike pompeo

Sondazh

Poll