4 Shkurt 2023, 11:10
Nga I.A
Foto nga lufta
SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër eksportimit të kemikateve, mikroçipave dhe produkteve tjera në Rusi, të cilat mund t’i përdorë Moska në luftën e saj në Ukrainë. Brian Nelson, zyrtar i Departamentit amerikan të Thesarit, ka vizituar përgjatë javës Qeverinë turke dhe zyrtarë të sektorit privat, duke u bërë thirrje për më shumë qarkullim në bllokimin e qarkullimit të mallrave të tilla. Në takimet e zhvilluara në Ankara dhe Stamboll, Nelson dhe delegacioni i tij, kanë përmendur eksportet në Rusi që kanë vlerë miliona dollarë.
“Nuk është befasi që Rusia vazhdimisht synon të shfrytëzojë lidhjet historike me Turqinë”, kanë thënë autoritetet amerikane.
“Pyetja është se si do të përgjigjet Turqia”.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, kundërshton sanksionimin e Rusisë dhe mban raporte të mira edhe me Ukrainën. Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka kryer kontrolle të eksporteve drejt Rusisë, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, gati një vit më parë.
Megjithatë, zinxhirët e furnizimeve nga Hong Kongu dhe Turqia kanë mbetur të hapur. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar në dhjetor të vitit të kaluar, se pajisje elektronike në vlerë të 2.6 miliardë dollarëve janë eksportuar në Rusi në periudhë shtatëmujore, përkatësisht deri në fund të muajit tetor. Produkte në vlerë të 777 milionë dollarëve janë prodhuar nga kompanitë perëndimore, çipat e të cilave janë gjetur në sistemet ruse të armatimit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
brian nelson lufta ukraine-rusi
Bota
4 Shkurt 2023, 10:52
a.l
Mike Pompeo
SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nës...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:47
a.l
Ohajo
PALESTINË- Një zjarr masiv shpërtheu pasi një tren doli nga shinat të premten mbrëma në verilindje të Ohaios ...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:39
a.l
krime lufte
GJERMANI- Gjermania ka mbledhur prova të krimeve të luftës në Ukrainë. Prokurori i përgjithshëm i vendi...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:31
a.l
Pika kufitare Qafë-Thanë
MAQEDONI E VERIUT- Ka rifilluar normalisht puna në pikën e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedonin&eum...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:31
I.A
Pamje nga oborri i Kishës Shën Spasi në Shkup.
SHKUP- Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunë...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:26
a.l
Balona Kineze
SHBA- Pentagoni ka njoftuar se një balonë e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut. Sekretari ...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:18
a.l
Merrick Garland
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, ka autorizuar vendin që të filloj&eu...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:21
I.A
targa
SLLOVAKI- Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet p&...
Bota
4 Shkurt 2023, 10:07
a.l
Stamboll
TURQI- Një aksident i rëndëështë shënuar këtë të premte në Stamboll. Shoferi i një autobusi...
Bota
4 Shkurt 2023, 09:58
I.A
Londer
ANGLI- Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël votash e votuesve britanikë vendosi që Mbret&eu...