Bota

Konfirmohet një tjetër balonë spiune kineze, ja ku është zbuluar

Pentagoni nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të balonës së dytë, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se po shkonte drejt SHBA-së.

4 Shkurt 2023, 10:26 Nga a.l
Konfirmohet një tjetër balonë spiune kineze, ja ku
Balona Kineze

SHBA- Pentagoni ka njoftuar se një balonë e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka anuluar një udhëtim të paralajmëruar më parë në Kinë.

Ne po marrim raporte për një balonë mbi Amerikën e Jugut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder një ditë pasi balona e parë u pa mbi qiellin e SHBA-së, duke shtuar se “bëhet fjalë për një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”.

Pentagoni nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të balonës së dytë, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se po shkonte drejt SHBA-së.

Pekini ka dërguar balona vëzhgimi mbi Shtetet e Bashkuara edhe në të kaluarën. Megjithatë, kjo balonë ka qëndruar në hapësirën ajrore të SHBA shumë më gjatë, tha zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes. Zyrtari i Mbrojtjes tha se kjo çështje ishte ngritur me zyrtarët e Pekinit.

"Ne e kemi bërë të qartë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë në tokën tonë", tha ai.

Tensionet mbi Tajvanin arritën në pikë kritike vitin e kaluar, kur Nancy Pelosi, në atë kohë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, zgjodhi ta vizitonte ishullin. Që kur republikanët fituan kontrollin e Dhomës në janar, janë ngritur pyetje nëse pasardhësi i saj do të bëjë një udhëtim të ngjashëm.

 

balona kineze

Sondazh

Poll