4 Shkurt 2023, 09:23
Nga I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.
“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje”, ka thënë Michel.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shtuar ai, pa përmendur afate kohore.
“Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, ka thënë von der Leyen.
Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”.
Këto deklarata janë bërë në kuadër të një samiti që është mbajtur mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev. Anëtarësimi në bllokun evropian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës dhe ato të BE-së. Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste, më shumë se një dekadë.
Marrë nga REL
volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi
Bota
4 Shkurt 2023, 08:55
I.A
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit ditwn e djeshme në Pallatin Vahdettin në Stamboll nga ...
Bota
4 Shkurt 2023, 08:38
I.A
Elon Musk
SHBA- Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është liruar nga padia për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se...
Bota
4 Shkurt 2023, 08:30
I.A
Pamje nga operacioni
BELGJIKË- Një grup kriminal shqiptaro-bullgarë është shkatërruar në Belgjikë. Hln.be shkr...
Bota
4 Shkurt 2023, 08:24
I.A
Janet Yellen
BRUKSEL- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes...
Bota
4 Shkurt 2023, 08:14
I.A
Jafar Panahi
IRAN- Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grev&e...
Bota
3 Shkurt 2023, 23:00
k.m.
Charles Michael, Volodymir Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen
KIEV- Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të...
Bota
3 Shkurt 2023, 22:51
k.m.
Avdullah Hoti
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se kushtet që ka vendosur kryeminist...
Bota
3 Shkurt 2023, 22:35
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden bëri një mburrje të çuditshme se më shumë se gjysma e grave në ...
Bota
3 Shkurt 2023, 22:07
a.l
Rexhep Taip Erdogan
KOSOVË- Presidenti turp Rexhep Taip Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për media me kryemi...
Bota
3 Shkurt 2023, 21:55
a.l
Votuesit
SHBA- Një audiopërgjim që po qarkullon në media ka zbulon prapaskenat se si ekipi i fushatës së ish-presidentit Dona...