E paditën për një postim në Twitter, Elon Musk shpallet i pafajshëm, kreu i Tesla: Drejtësia ka mbizotëruar
Elon Musk SHBA- Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është liruar nga padia për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se...
Ky i fundit tha se vendi i tij është i gatshëm t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale
TURQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit ditwn e djeshme në Pallatin Vahdettin në Stamboll nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Ky i fundit tha se vendi i tij është i gatshëm t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale.
“Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët. Ne shpresojmë se procesi i dialogut me Serbinë do të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon” , tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.
Ai tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin që meriton në arenën ndërkombëtare.
“Në këtë drejtim, ne mbështesim vizionin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, Këshillin e Europës dhe BE”, tha Erdogan.
Përveç politikës, Kurti me Erdoganin folën edhe për fushën e ekonomisë, tregtisë, energjisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit. Erdogan tha se me marrëveshjen e tregtisë së lirë që hyri në fuqi në vitin 2019, të dy vendet arritën një momentum pozitiv në vëllimin e tregtisë dypalëshe.
“Si vendi me eksportet më të larta në Kosovë, ne duhet ta rrisim këtë shifër në 1 miliard euro”, tha Erdogan.
Ndërkaq, Kurti u tregua më kërkues nga Turqia në raport me këtë çështje.
Turqia është një nga partnerët tanë të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë. Natyrisht, kjo na gëzon, por kjo nuk duhet të jetë e mjaftueshme. Ne mund ta shfrytëzojmë bashkëpunimin tonë aktual për të arritur potenciale më të larta”, tha Kurti.
Elon Musk SHBA- Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është liruar nga padia për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se...
Pamje nga operacioni BELGJIKË- Një grup kriminal shqiptaro-bullgarë është shkatërruar në Belgjikë. Hln.be shkr...
Janet Yellen BRUKSEL- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes...
Jafar Panahi IRAN- Regjisori iranian Jafar Panahi është liruar përkohësisht nga burgu, disa ditë pasi hyri në një grev&e...
Charles Michael, Volodymir Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen KIEV- Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të...
Avdullah Hoti Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se kushtet që ka vendosur kryeminist...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden bëri një mburrje të çuditshme se më shumë se gjysma e grave në ...
Rexhep Taip Erdogan KOSOVË- Presidenti turp Rexhep Taip Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për media me kryemi...
Votuesit SHBA- Një audiopërgjim që po qarkullon në media ka zbulon prapaskenat se si ekipi i fushatës së ish-presidentit Dona...
balona kineze SHBA- Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë një balonë të dyshuar kineze të vëzhgimit që është par&eu...