Aktualitet

EMRAT- Sekuestrohen kamera edhe në Bilisht, i përkisnin dy personave me precedent penal

Sipas informacioneve, të dy personat janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”.

3 Shkurt 2023, 20:56 Nga k.m.

EMRAT- Sekuestrohen kamera edhe në Bilisht, i përkisnin dy personave

BILISHT- Vazhdon operacioni "Fije". Nga kontrolli i Komisariatit të Bilishtit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e Andrea Bletës në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhit në qytet.

Sipas informacioneve, të dy personat janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”. Ndërkohë që kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit, 24 orë në terren, për të goditur krimet me objekt korrupsionin, mashtrimin, kontrabandën, vjedhjet dhe narkotikët. Aksioni i rradhës i planit operacional “Fijet” sekuestroi 23 kamera të tjera që cënonin jetën private të qytetarëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë paligjshmëri, u iniciuan hetimet ndaj 13 shtetasve. DVP Tiranë zhvilloi gjatë këtyre 24 orëve, një betejë frontale kundër paligjshmërive. -Kundër krimeve ekonomike u finalizuan operacionet “Skaneri” dhe “Devices”. Operacioni i parë vuri në pranga 2 mjekë që u merrnin para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për shërbimin e skanerit. Operacioni i dytë vuri në pranga 5 shtetas dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, për mashtrim përmes një call center-i.

-Operacioni “Procesi” goditi një rast të shpërndarjes së kanabisit dhe sekuestroi gjysmë kilogrami të kësaj lënde narkotike dhe mjete që i shërbenin këtij krimi. -Autori i një plagosjeje me mjet prerës, të ndodhur më 21 janar, në zonën e quajtur “Ish-blloku”, u vu në pranga. Operacioni “Shitjet” në Durrës vuri në pranga 1 shtetas dhe inicioi hetimet për 1 tjetër, pasi tregtonin në biznesin përkatës, një shumëllojshmëri produktesh të kontrabanduara. Raste vjedhjesh u goditën dhe u zbardhën në Elbasan dhe në Dibër. 2 aksidente me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi dhe prishjen e infrastrukturës rrugore, në Tiranë dhe në Shkodër, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.

andrea bleta operacioni fijet sokol anxhi

Sondazh

Poll