Art&Argëtim

Aksidenti i tmerrshëm i rrezikoi jetën nënës së tij/ Dwayne Johnson rrëqeth me dedikimin: Falenderoj zotin që shpëtoi!

Aktori ndau një foto të makinës së nënës së tij me ngjyrë të kuqe të ndezur me derën e pasagjerit të thyer.

3 Shkurt 2023, 18:19 Nga a.l
Aksidenti i tmerrshëm i rrezikoi jetën nënës së tij/
Dëyane Johnson

SHBA- Aktori i njohur Dwayne Johnson ka ndarë sot me ndjekësit e saj një moment aspak të këndshëm të jetës së tij. Johnson ka shkruar një mesazh emocionues nënës së tij pasi ajo i mbijetoi një aksidenti me makinë. Nëna e Rock, Ata Johnson, aktualisht është 74 vjeç. Sipas postimit të Johnson, Ata u përfshi në një aksident me makinë në Los Anxhelos në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes. 

Aktori ndau një foto të makinës së nënës së tij me ngjyrë të kuqe të ndezur me derën e pasagjerit të thyer. Pavarësisht nga dëmtimi i makinës, ylli 'The Rock' raportoi se nëna e tij mbijetoi. 

"Nëna ime i ka mbijetuar kancerit të mushkërive , martesës së vështirë, përplasjes kokë më kokë me një shofer të dehur dhe tentativës për vetëvrasje. Përqafojini prindërit tuaj fort, sepse nuk i dihet se kur mund ta merrni atë telefonatën e orës 3 të mëngjesit që nuk do donit ta merrnit kurrë,"-shkruan aktori.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dwayne Johnson (@therock)

dwayne johnson

Sondazh

Poll