Art&Argëtim

Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex', arrestohet burri i këngëtares shqiptare

Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit. Arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

3 Shkurt 2023, 15:18 Nga a.l
Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex',
Xhemajl Xhimi Sekiraqa

KOSOVË- Xhemajl Xhimi Sekiraqa, i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”. Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.

Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit. Arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.

arta bajrami

Sondazh

Poll