Art&Argëtim

VIDEO virale/ Rrëfimi i Ben Affleck ndaj Jennifer Lopez në festë: Jen, nuk kam pirë asgjë, mirë?

Ben Affleck duket se i thotë gruas së tij: Jen nuk kam pirë asnjë gjë, në rregull?.

3 Shkurt 2023, 14:39 Nga A.B
VIDEO virale/ Rrëfimi i Ben Affleck ndaj Jennifer Lopez në festë:
Jennifer dhe Ben

SHBA- Një video që tregon Ben Affleck sw bashku me Jennifer Lopez -in në festën për premierën hollivudiane të komedisë romantike "Martesa kundër pengesave" ka bërë xhiron e internetit. Videoja është realizuar më 18 janar dhe tregon një moment të sikletshëm mes çiftit.

Më konkretisht, teksa dëgjohet kënga e yllit latin "Let's Ger Loud", këngëtarja dhe aktori konsumojnë nga një gotë verë, ndërsa Ben Affleck duket se i thotë gruas së tij: Jen nuk kam pirë asnjë gjë, në rregull?.

Videoja ka grumbulluar miliona pëlqime dhe komente, madje disa prej tyre kritikojnë qëndrimin e Jennifer. 

Ben Affleck ka folur disa herë në të kaluarën për varësinë e tij ndaj alkoolit. Herën e fundit që ai hyri në një qendër rehabilitimi ishte në vitin 2018 pas ndërhyrjes së ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, e cila e kishte çuar në një klinikë në Malibu.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll