Kurti vizitë në Turqi/ Takim me presidentin turk Erdogan, çfarë pritet të diskutohet
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udh&eu...
Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim me ministren Reykfjörd Gylfadóttir është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Islandë, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir. Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim me ministren Reykfjörd Gylfadóttir është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.
“Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të vendit tonë për promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ajo përmendi rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e Kosovës avancimi tutje i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se Osmani dhe Gylfadóttir kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse.
“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, duke përmendur hapat e ndërmarra për përafrim me BE-në dhe NATO-n, si dëshmi e vendosmërisë së palëkundur të popullit të Kosovës për këtë proces”, thuhet në njoftimin nga presidenca.
Ndërkaq kryeministri Albin Kurti ka mbërritur sot në Turqi ku do të zhvillojë një takim me presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan. Gjatë takimit që do të mbahet në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Po ashtu pritet të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udh&eu...
Vladimir Putin dhe Lyudmila Ocheretnaya MOSKË- Për 30 vjet ajo qëndroi "shkëmb" në krah të tij, por kur burri i saj dhe presi...
Gripi i shpendëve BRITANI- Gripi i shpendëve po kthehet në një kërcënim global, pasi së fundmi raportohet se ësht&e...
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreu i Këshillit Evropian, ...
Aleksander Vucic SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot në Kuvendin e Serbisë, në vazhdim të seancës s...
Porsche KINË- Blerësit e mundshëm të makinave në Kinë kanë zbuluar se një reklamë në internet për nj...
Foto ilustruese TIRANË- Prindërit do mund të informohen në kohë reale në mënyrë të detajuar, kudo dhe k...
Protesta KOSOVË- Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka kritikuar Qeverinë e Kosovë...
Leopard 1 GJERMANI- Njoftimi për tanket Leopard 1 erdhi nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Hebestreit në Berlin pa dh&...
Jaswant Singh Chail BRITANI- Një burrë i cili mbërriti në Kështjellën Windsor i armatosur me një hark dhe i tha një...