Bota

Liderët e BE-së në Kiev/ Zelenskyy: Rusia nuk do të na pushtojë, shpresojmë anëtarësimin në BE! Michel: Fati ynë është i përbashkët!

Gjatë fjalës së tij kreu i Këshillit Evropian Charles Michel ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës duke u shprehur se Ukraina është Evropë dhe Evropa është Ukraina.

3 Shkurt 2023, 15:40 Nga a.l
Liderët e BE-së në Kiev/ Zelenskyy: Rusia nuk do të na
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel kanë zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit kyç në Kiev. Zelenskyy ka bërë thirrje për më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian ndërsa shprehu interesin për një fillim të shpejtë të negociatave për pranimin e Ukrainës në BE.

"Ukrainasit dhe të gjithë evropianët janë bërë më të fortë këtë vit, Rusia nuk mund të na pushtonte. Këto ditë na tregojnë se integrimi ynë është i pakthyeshëm”.

Gjatë fjalës së tij kreu i Këshillit Evropian Charles Michel ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës duke u shprehur se Ukraina është Evropë dhe Evropa është Ukraina. Pra mbështetja e BE-së do të jetë pa kushte, në një moment kur Ukraina po përballet me sulem të njëpasnjëshme dhe të pamëshirshme nga agresioni rus i cili ka në plan të zgjasë luftën edhe në pranverë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ukraina është Evropë dhe Evropa është Ukraina. Ne nuk jemi të frikësuar nga Kremlini dhe nuk do të frikësohemi. E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Fati juaj është fati ynë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, për të qenë pranë jush", tha Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, në një konferencë për shtyp në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky. 

Zelenskyy mirëpriti Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një kompleks shumë të fortifikuar në zemër të Kievit, si pjesë e një serie takimesh njëditore midis qeverisë Zelenskyy dhe zyrtarëve të BE-së, gjatë një vizite të pasur me simbolikë. Megjithëse kjo ishte vizita e katërt e von der Leyen në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj gati një vit më parë, ishte e para ku asaj iu bashkua një grup komisionerësh të BE-së, zyrtarë të ngarkuar me mbikëqyrjen e nismave kryesore të bllokut.

volodymyr zelenksyy charles michel

Sondazh

Poll