Bota

Kurti vizitë në Turqi/ Takim me presidentin turk Erdogan, çfarë pritet të diskutohet

Gjatë takimit që do të mbahet në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

3 Shkurt 2023, 16:06 Nga a.l
Kurti vizitë në Turqi/ Takim me presidentin turk Erdogan,
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Siç raportojnë mediat kosovare, bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Gjatë takimit që do të mbahet në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Po ashtu pritet të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

albin kurti rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll