Art&Argëtim

Me gur smeral/ Rita Ora tregon për herë të parë unazën e fejesës nga Taika Waititi: Është hera ime e parë që e tregoj

Ajo vazhdoi të shpjegonte se  përzgjedhja e unazës me smeralin katror jeshil është bërë nga të dy. 

2 Shkurt 2023, 19:02 Nga a.l
Me gur smeral/ Rita Ora tregon për herë të parë unazën
Rita Ora

SHBA- Këngëtaraj shqiptare e njohur në gjithë botën, Rita Ora ka treguar për herë të parë unazën e saj të fejesës. Ora ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur 'The Tonight Shoë' me Jimmy Fallon në New York dhe foli për martesën e saj me Taika Watiti. Rita, e cila konfirmoi martesën javën e kaluar, i tha e emocionuar Jimmy-t se është hera e parë që ajo tregon unazën. 

"Është hera ime e parë që tregoj unazën time - ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sime sepse ne të shikojmë çdo natë - a është e frikshme?"

Ajo vazhdoi të shpjegonte se  përzgjedhja e unazës me smeralin katror jeshil është bërë nga të dy. 

Kur e di se çfarë dëshiron, dhe unë ndjeva sikur doja të isha me këtë person, thjesht doja që të ndihesha vërtet mirë dhe kështu që e dërgova në dyqan dhe zgjodha unazën që doja”, tha ajo. 

Këngëtarja tha se martesa dhe romanca e saj e kishin ndihmuar në frymëzimin e saj në albumin e ri.

rita ora

Sondazh

Poll