Bota

100 ditë në krye të detyrës! Sunak zhgënjen britanikët, SONDAZHI e nxjerr "blozë"

"Express" ka nisur një sondazh, ku i kërkon lexuesve që të votojnë performancën e kryeministrit të tyre. Por deri më tani votimet duket se janë zhgënjyese për Sunak. 

2 Shkurt 2023, 20:47 Nga k.m.
100 ditë në krye të detyrës! Sunak zhgënjen
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak pasoi Liz Truss si kryeministër më 25 tetor, pasi shërbeu si deputet për shtatë vjet dhe anëtar i kabinetit për dy. Sot, kryeministri Rishi Sunak shënon 100 ditë në 10 Doëning Street, por tani anglezët kanë vlerësuar punën e tij.

"Express" ka nisur një sondazh, ku i kërkon lexuesve që të votojnë performancën e kryeministrit të tyre. Por deri më tani votimet duket se janë zhgënjyese për Sunak. 78% e votuesëve mendojnë se kryeministri nuk po bën një punë të mirë.

100 ditë në krye të detyrës! Sunak zhgënjen

Sunak filloi mandatin më 25 tetor pasi ish-kryeministrja Liz Truss dha dorëheqjen pas vetëm gjashtë javësh. Ai ishte nënkampion në garën verore të lidershipit konservator dhe ishte i vetmi kandidat që mori 100 deputetë mbështetës në garën e dytë. Pavarësisht mbështetjes nga partia konservatore, ai nuk ka mandat publik.

Ish-bankieri i investimeve i lindur në Southampton kishte shërbyer si deputet për zonën e tij elektorale në Yorkshire të Richmond që nga viti 2015 dhe ishte anëtar i kabinetit për dy vjet përpara se të bëhej kryeministri më i ri britanik në mbi 200 vjet dhe i pari me origjinë aziatike.

Sunak ka ulur inflacionin, e gjithashtu u zotua të bashkojë Partinë Konservatore , por sondazhi i fundit i Techne në Mbretërinë e Bashkuar me 1,624 votues më 26 dhe 27 janar tregon se partia e tij është prapa me 21 pikë. Laburistët mbajnë 47 për qind krahasuar me 26 për qind të Konservatorëve dhe shtatë për qind të Reformës në Mbretërinë e Bashkuar.

rishi sunak

Sondazh

Poll