Bota

Brnabiç kapet me ish-presidentin serb: Ti ike në Rumani kur Kosova shpalli Serbinë

Tadiç më herët ka thënë se ka mundësi që incidentet që ndodhën sot në Kuvendin e Serbisë të jenë inskenuara.

2 Shkurt 2023, 18:17 Nga I.A
Brnabiç kapet me ish-presidentin serb: Ti ike në Rumani kur Kosova
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i ka kujtuar publikut se Boris Tadiç, si president i Serbisë, ka shkuar në Rumani në vitin 2008 në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë. Tadiç më herët ka thënë se ka mundësi që incidentet që ndodhën sot në Kuvendin e Serbisë të jenë inskenuara.

“Ja ‘heroi’ që kur u shpall pavarësia e Kosovës, iku në Rumani! Është e pakuptueshme kush i jep vetes të drejtën të flasë për Kosovën. Në vend që të kalojë në heshtje dhe të mendojë i turpëruar se çfarë mund të kishte bërë në 2004/08, në vend që të mos bëjë asgjë, ai ndjen nevojën të flasë?!”, shkroi ajo në Twitter.

 

ana brnabiç boris tadiç dialogu kosove-serbi plani franko-gjerman

Sondazh

Poll