Bota

Peskov: Do të përdorim më shumë ushtarë pasi Perëndimi dërgon më shumë armë në Ukrainë

Peskov dha këtë përgjigje kur u pyet për të komentuar një deklaratë të bërë më herët sot nga presidenti rus Vladimir Putin se përgjigja e Rusisë do të shkonte përtej përdorimit të automjeteve të blinduara.

2 Shkurt 2023, 18:36 Nga I.A
Peskov: Do të përdorim më shumë ushtarë pasi
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të përdorë më shumë aftësitë e saj për t'iu përgjigjur ndërsa Perëndimi rrit dërgesat e armëve në Ukrainë.

"Ndërsa armët e reja dërgohen nga Perëndimi kolektiv, Rusia do të përdorë më shumë nga potenciali i saj për t'u përgjigjur si pjesë e operacionit special ushtarak", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Peskov dha këtë përgjigje kur u pyet për të komentuar një deklaratë të bërë më herët sot nga presidenti rus Vladimir Putin se përgjigja e Rusisë do të shkonte përtej përdorimit të automjeteve të blinduara.

dmitry peskov vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll