Art&Argëtim

VD- Ndodh puthja mes Luizit dhe Kiarës! Të dy i thonë "po" njëri-tjetrit, e 'djegin' dasmën në Big Brother me Altin Shirën

Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara, dyshja që vendosën që të lidhnin "kurorë" me njëri-tjetrin.

1 Shkurt 2023, 21:02 Nga k.m.
VD- Ndodh puthja mes Luizit dhe Kiarës! Të dy i thonë
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

TIRANË- Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë shkëmbyer puthjen e parë në Big Brother Vip Albania. Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara, dyshja që vendosën që të lidhnin "kurorë" me njëri-tjetrin. Pasi shkëmbyën betimet, në një moment Kiara ka puthur edhe Luizin, duke shkaktuar ovacione tek banorët.


Në festën e shumëkërkuar nga banorët, ishte ftuar edhe këngëtari Altin Shira, i cili është edhe këngëtari i preferuar i Ejllit. Ky i fundit prej kohësh e kishte kërkuar "lojën" që tashmë është kthyer në traditë brenda shtëpisë së "BBVIP 2".

Epo...të trashëgohen! 

kiara tito luiz ejlli

Sondazh

Poll