Sport

Përdhunimi i 16-vjeçarit, policia arreston 30 tifozë, i gjen në shtëpi fishek, tymues, hashash dhe heroinë

Policia në Portugali reagon me forcë pasi një djalë 16-vjeçar u rrah dhe u sulmua seksualisht të dielën e kaluar jashtë stadiumit da Luz.

2 Shkurt 2023, 14:27 Nga DOSJA
Përdhunimi i 16-vjeçarit, policia arreston 30 tifozë, i gjen

PORTUGALI - Javët e fundit në Portugali dhe veçanërisht në Lisbonë janë regjistruar shumë incidente të dhunës sportive, por të dielën e kaluar sulmi i një 16-vjeçari jashtë Estadio da Luz dhe abuzimi seksual që ai pësoi ishte pika e fundit.

Autoritetet portugeze të mërkurën në mëngjes nisën një goditje masive ndaj tifozëve të vendosur të Benfica-s dhe Sporting Lisbonës me kontrolle në dhjetëra shtëpi që çuan në arrestimin e 30 mbështetësve të organizuar të dy klubeve.

Të arrestuarit përballen me akuza për formim bande, grabitje, sulme ndaj punonjësve të policisë, sulme ndaj tifozëve dhe abuzim seksual, ndërsa gjatë hetimeve autoritetet gjetën tre armë, 750 fishekë me diametra të ndryshëm, flakë, gjeneratorë tymi, pishtarë, thika dhe 5840 doza hashash dhe 1016 doza heroinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll