Sport

Joana Sanz sqaron gjendjen e vërtetë të marrëdhënies sentimentale me Dani Alves...

“Dua të bëj të qartë se informacionet e fundit për gjërat që kam thënë, janë krejtësisht të rreme”

2 Shkurt 2023, 07:37 Nga DOSJA

Joana Sanz sqaron gjendjen e vërtetë të marrëdhënies

SPANJE - Joana Sanz, gruaja e Dani Alves, ka publikuar një deklaratë në ‘stories’ e saj në Instagram për të mohuar disa informacione për gjendjen e marrëdhënies së saj sentimentale me Dani Alves.

“Dua ta bëj të qartë se informacionet e fundit, për gjërat që kam thënë, janë totalisht të rreme. Nuk kam kontaktuar me asnjë media, as ndonjë gazetar specifik”,- ka ndarë modelja me të mbi 932 mijë ndjekës në Instagram.

Joana Sanz sqaron gjendjen e vërtetë të marrëdhënies

Programi 'Ana Rosa' njoftoi se Joana Sanz kishte kërkuar divorcin nga ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sevilles, i cili ndodhet në burg pa lirim me kusht, i akuzuar për një sulm të dyshuar seksual të kryer në një klub nate të Barcelonës.

“Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj me një deklaratë në rrjetet e mia sociale. Gjithçka tjetër është spekulim. E vlerësoj shqetësimin, por për momentin po zhvillohet një proces që meriton të mos dehet. “- tha modelja.

Joana Sanz sqaron gjendjen e vërtetë të marrëdhënies

'Programi Ana Rosa' raportoi se Cristóbal Martell, avokati i ri i Dani Alves, nuk ka dijeni për ndonjë kërkesë divorci nga Joana Sanz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll