Sport

Mbrëmje e errët për Kylian Mbappen, mes penalltive të humbura, vjen edhe dëmtimi. Pas 13 ditësh Bayern 'troket' për Champions

Dëmtuar në kofshën e majtë, sulmuesi i PSG-së doli në minutën e 20-të të mërkurën në Montpellier.

2 Shkurt 2023, 07:07 Nga DOSJA

Mbrëmje e errët për Kylian Mbappen, mes penalltive të

FRANCE - Kylian Mbappé, shqetësim. I pozicionuar në ballë të sulmit parizien në Montpellier (fitore 3-1) këtë të mërkurë, gjatë javës së 21-të të Ligue 1, ylli francez ishte vetëm 22 minuta në fushë. I prekur dukshëm në pjesën e pasme të kofshës së majtë, ai testoi veten për disa minuta përpara se të ulej në tapetin e Mosson dhe të kërkonte ndihmë. 

Pas ekzaminimit nga mjeku i klubit kryeqytetas, Mbappe u zëvendësua nga Hugo Ekitike, para se të kthehej në dhomat e zhveshjes, duke u mbështetur te fizioterapistit të klubit parizien. Ai dukej se ishte "shumë keq", për pas ndeshjes  Christophe Galtier në një konferencë për shtyp siguroi “Nuk duket gjë e madhe”, duke mos ditur nëse bëhet fjalë për “ kontuzion apo hematomë” .

Në mënyrë të pashmangshme, frika është ende normale. Së pari, sepse është Kylian Mbappé, dhe programi që pret PSG-në në vijim do të jetë i ngarkuar, veçanërisht me 1/16-ën e Kupës së Francës në Marsejë të mërkurën e ardhshme, por gjithashtu dhe mbi të gjitha ndeshjen e parë e fazës së 16-të të Champions League kundër Bayern Munich, më 14 shkurt, në Parc des Princes. Eshtë e panevojshme të thuhet se pa Kylian Mbappe, do të ishte më e komplikuar… E pamë atë të çalë kur u largua nga stadiumi i Montpellier. Jo qetësuese...

Mbrëmje e errët për Kylian Mbappen, mes penalltive të

Një gjë është e sigurt: definitivisht nuk ishte mbrëmja e Mbappes. Në kërkim të golit të parë në L1 që nga raundi i 16-të, kundër Strasburgut (2-1), pavarësisht pesë golave të tij historikë kundër Pays de Cassel, Kylian Mbappé pati një mundësi të artë për të tundur rrjetën për herë të 14-të në kampionat me atë penallti në minutën e 9-të. 

E humbi! Portieri, Benjamin Lecomte e ndaloi goditjen e 24-vjeçarit ndërkombëtar. Arbitri i takimit, Pignard, vuri në dukje se lojtarët ishin në zonë në momentin e gjuajtjes. Prandaj ai i dha një shans të dytë Mbappes, por kësaj here sulmuesi parizien e dërgoi topin në qiell përballë portës bosh!

Dështim i pabesueshëm i numrit 7 parizien, i cili tashmë do të kryqëzojë gishtat se ky alarm në fakt nuk përfaqëson asgjë serioze. Vini re se Neymar Jr mungonte mbrëmjen e kësaj të mërkure në Herault për shkak të “lodhjes së muskujve”, ndërsa Presnel Kimpembe dhe Nordi Mukiele janë ende në infermieri dhe Marco Verratti është i pezulluar. 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, veteranit Sergio Ramos iu desh të largohej i dëmtuar nga fusha. A priori, "asgjë serioze" sipas Galtier, në konferencën për shtyp. Për të vazhduar gjithsesi... Ndërkohë PSG fitoi me një Leo Messi shumë të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll