Bota

Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus

Shumè njerëz janë nën rrënoja.

2 Shkurt 2023, 07:47 Nga F.M
Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se e vetmja mënyrë për të mposhtur terrorizmin rus është furnizimi me tanke, avionë luftarak dhe raketa me rreze të gjatë. BBC shkruan se ka ende shumë njerëz që kanë mbetur nën rrënoja. 

"Terroristët rusë goditën qytetin me një raketë balistike duke shkaktuar viktima civile. Disa njerëz janë ende nën rrënoja. Nuk ka objektiv tjetër përveç terrori. E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë" me "tanke, avionë luftarakë, raketa me rreze të gjatë", tha Zelenskyy.

Tre persona kanë humbur jetën në një sulm në qytetin Kramatorsk. Tetë të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi, tha guvernatori i provincës. Shifra pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit krehin rrënojat.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll