Bota

FBI heton George Santos, mblodhi 3000 dollarë për qenin që kishte kancer. I mbajti për vete

Zyra e Prokurorit të SHBA në Distriktin Lindor të Nju Jorkut kontaktoi këtë javë me ish-anëtarin e shërbimit Richard Osthoff.

1 Shkurt 2023, 23:04 Nga k.m.
FBI heton George Santos, mblodhi 3000 dollarë për qenin që kishte
George Santos

SHBA- FBI po heton George Santos mbi akuzat se ai vodhi 3000 dollarë të mbledhura nga "Gofundme" për qenin e prekur nga kanceri të një veterani të pastrehë të marinës. Zyra e Prokurorit të SHBA në Distriktin Lindor të Nju Jorkut kontaktoi këtë javë me ish-anëtarin e shërbimit Richard Osthoff.

Sipas mediave të huaja, Osthoff pretendon se në vitin 2016 kongresmeni republikan nga skandali përdori historinë tragjike të pitbullit të quajtur Sapphire për të mbledhur fonde për ta operuar nga kanceri.

Santos dyshohet se nuk i dorëzoi fondet dhe qeni vdiq. 

Pasi mblodhi me sukses fondet, Devolder dyshohet se fshiu mbledhjen e fondeve dhe u zhduk me paratë. Santos që atëherë është akuzuar për disa raste mashtrimi, pasi akuzohet edhe se ka gënjyer për kualifikimet e tij për kongres.

DailyMail.com ka kontaktuar me avokatin e Santos për koment, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. 

george santos

Sondazh

Poll