Art&Argëtim

FOTO/ Rita Ora merr propozimin e papritur për martesë nga influenceri i TikTok-ut, reagimi epik kur i tregon unazën në gisht

Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

1 Shkurt 2023, 15:20 Nga I.A
FOTO/ Rita Ora merr propozimin e papritur për martesë nga influenceri
Rita Ora dhe Joe Baggs

ANGLI- Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka marrë shumë propozime për martesë kohët e fundit dhe më e fundit ka ardhur nga një yll kryesor i serialit ‘Gogglebox’. Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

Megjithatë, ajo mori një tjetër propozim me shaka nga ylli i TikTok-ut, Joe Baggs, menjëherë pasi ajo përfundoi performancën e mahnitshme në “Heaven”.  Imazhet tregojnë çiftin duke qëndruar së bashku pas koncertit të saj, me Joen që duket se është ulur në njërin gjunjë për t'i propozuar asaj martesë.

Ylli e hitit “Lonely Together”, 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm për një performancë në klubin e natës “Heaven” të Londrës këtë fundjavë. Gjatë interpretimit live, Rita kishte vendosur edhe një sërë bizhuterish në dorën e saj të majtë, përkatësisht shirita argjendi dhe gurë të kaltër dhe të verdhë të errët.

rita ora joe baggs

Sondazh

Poll