Art&Argëtim

Ozzy Osbourne anulon të gjitha shfaqjet, artisti: Nuk jam i aftë fizikisht të shkoj në turne

74-vjeçari tha se kishte pësuar një aksident të madh katër vjet më parë, në të cilin dëmtoi shtyllën kurrizore dhe se nuk mund të përballojë më udhëtime për turne.

1 Shkurt 2023, 17:10 Nga A.B
Ozzy Osbourne anulon të gjitha shfaqjet, artisti: Nuk jam i aftë
Ozzy Osbourne

SHBA- Ozzy Osbourne ka njoftuar anulimin e shfaqjeve të tij. Ai tha se karriera e tij në turne ka mbaruar sepse "nuk është fizikisht i aftë (për këtë).

Në një deklaratë, 74-vjeçari tha se kishte pësuar një aksident të madh katër vjet më parë, në të cilin dëmtoi shtyllën kurrizore dhe se nuk mund të përballojë më udhëtime për turne.

“Qëllimi im i vetëm gjatë kësaj kohe ka qenë të rikthehem në skenë,” tha ai. “Zëri im i këndimit është i mirë. Megjithatë, pas tre operacioneve, trajtimeve me qeliza staminale, terapisë fizike të pafundme dhe më së fundi trajtimi novator Cybernics (HAL), trupi im është ende i dobët fizikisht.”

Gjatë karrierës së tij e cila filloi si anëtar i grupit novator të metalit “Black Sabbath”, Osbourne fitoi çmimet Grammy si për punën e tij solo, ashtu edhe si pjesë e grupit, të cilin e la në vitin 1978. Osbourne e shtyu turneun e tij të vitit 2019 për t'u rikuperuar nga lëndimi fillestar i shtyllës kurrizore dhe tha kur anuloi turneun, se ai ishte "i përulur sinqerisht nga mënyra se si i keni mbajtur të gjithë me durim biletat tuaja gjatë gjithë kësaj kohe".

Turneu i tij lamtumirës evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishte caktuar të fillonte në Helsinki, Finlandë në maj.

Burimi: CNN

ozzy osbourne

Sondazh

Poll