Bota

Krasniqi takohet me Escobar: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, ku Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

1 Shkurt 2023, 15:02 Nga a.l
Krasniqi takohet me Escobar: Marrëveshja finale me Serbinë duhet
Memli Krasniqi

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, ka takuar Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit, njëherësh të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, ku Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

"Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm", shkruan Krasniqi. 

memli krasniqi

Sondazh

Poll