Art&Argëtim

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare ylli i kinematografisë Cindy Williams, homazhet: Ajo ishte unike, e bukur, bujare

Williams luajti gjithashtu në filmin "American Graffiti" të regjisorit George Lucas të vitit 1973 dhe "The Conversation" të regjisorit Francis Ford Coppola nga viti 1974.

31 Janar 2023, 17:39 Nga a.l
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare ylli i
Cindy ëilliams

SHBA- Ylli i kinematografisë Cindy Williams, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e aktores së njohur të cilët ndër të tjera u shprehën se 75-vjeçare për një kohë të shkurtër ka vuajtur nga një sëmundje, por pa dhënë detaje. 

Vdekja e nënës sonë të sjellshme, gazmore, Cindy Williams, na ka sjellë trishtim që nuk mund të kalohet lehtë. Njohja dhe dashuria ndaj saj ka qenë gëzimi dhe privilegji ynë. Ajo ishte unike, e bukur, bujare dhe zotëronte një sens të shkëlqyer humori dhe një shpirt vezullues që të gjithë e donin", kanë shkruajtur dy fëmijët e aktores Zak dhe Emily Hudson. 

Cindy Williams është e njohur për pjesëmrrjen e saj në disa role në seriale të transmetuara shumë vite më parë. Ajo luajti Shirley-n përballë Laverne të Penny Marshall në serialin popullor Laverne & Shirley. Williams luajti gjithashtu në filmin "American Graffiti" të regjisorit George Lucas të vitit 1973 dhe "The Conversation" të regjisorit Francis Ford Coppola nga viti 1974. Kulmi i karrierës së saj arriti me rolin për Laverne & Shirley, spinoff-i i Happy Days që u shfaq në ABC nga viti 1976 deri në 1983 i cili u konsiderua si një ndër shfaqjet më të njohura në TV.

Kënga e Williams dhe Marshall për "schlemiel, schlimazel" teksa kalonin së bashku u bë një fenomen kulturor dhe shpeshherë pjesë e nostalgjisë.

cindy williams

Sondazh

Poll