Bota

“Të bashkuar në muzikë”, zbulohet logo dhe slogani i Eurovision 2023 mban ngjyrat e Ukrainës

Slogani i “Eurovision” është “Të bashkuar në muzikë”, por ngjyra që mbizotëron është ajo e verdha si simbol ndaj Ukrainës.

1 Shkurt 2023, 00:09 Nga k.m.
“Të bashkuar në muzikë”, zbulohet logo dhe slogani i
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Është publikuar ditën e sotme logoja që do të shoqërojë festivalin më të madh të muzikës në Europë. Slogani i “Eurovision” është “Të bashkuar në muzikë”, por ngjyra që mbizotëron është ajo e verdha si simbol ndaj Ukrainës.

Eurovisioni u fitua nga Ukraina në 2022, por për shkak të pushtimit rus, nuk do të mund të mirëpresë kompeticionin në asnjë qytet të vendit të pushtuar, ndaj dhe u vendos që kompeticioni të mbahej në vendin që u rendit i dyti.

“Të bashkuar në muzikë”, zbulohet logo dhe slogani i

Datat kur do të mbahet gjysëmfinaja janë 9 dhe 11 maj, ndërkohë finalja do të jetë me 13 maj. Shqipëria do të përfaqësohet me Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

eurovizion 2023

Sondazh

Poll