Bota

Për herë të parë në histori Samiti BE-Ukrainë do të organizohet në Kiev

Kryeministri ukrainas Denis Shmigal konfirmoi sot mbajtjen e samitit, një ditë pas "konsultimeve ndërqeveritare" midis Kievit dhe Komisionit Evropian.

31 Janar 2023, 22:43 Nga k.m.
Për herë të parë në histori Samiti BE-Ukrainë do
Ursula Von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Kryeministri i Ukrainës Denis Smykhal konfirmoi sot se samiti Ukrainë-BE do të zhvillohet në Kiev për herë të parë. Sipas mediave të huaja, kryeministri ukrainas Denis Shmigal konfirmoi sot mbajtjen e samitit, një ditë pas "konsultimeve ndërqeveritare" midis Kievit dhe Komisionit Evropian.

“Fakti që ky samit po mbahet në Kiev është një mesazh i fortë si për partnerët tanë, ashtu edhe për armiqtë tanë,”- tha kryeministri ukrainas gjatë takimit të qeverisë. 

Në fund të qershorit 2022, Ukraina mori statusin e një vendi zyrtar kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një gjest i fortë simbolik , katër muaj pas fillimit të pushtimit rus. Megjithatë, ky proces mund të zgjasë me vite.

ursula von der leyen volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll