Aktualitet

Dëme nga reshjet e shiut në Lezhë, prej një jave rruga në Zejmen bëhet e pakalueshme

Tashmë prej një jave rruga vijon të jete totalisht e pa kalueshme si shkak i një masivi dheu që është shkëputur nga mali.

31 Janar 2023, 17:13 Nga k.m.
Dëme nga reshjet e shiut në Lezhë, prej një jave rruga
Foto ilustruese

Reshjet e shiut e renda ditët e fundit sollën jo pak probleme në qarkun e Lezhës sidomos në disa fshatra të bashkisë së Lezhës. Në njësinë administrative Zejmen solli një rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën që lidh fshatin Prullë me fshatrat e kësaj njësie.

Tashmë prej një jave rruga vijon të jete totalisht e pa kalueshme si shkak i një masivi dheu që është shkëputur nga mali.

Banorët tregojnë se situata është tejet e vështirë dhe deri më tani nuk është marre asnjë mase për hapjen e rrugës e të gjendur Përballë kësaj situatë ata kanë nisur ta pastrojnë vetë rrugën.

Edhe pse është një rrugë me gjatësi prej 7 km ende deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e saj, edhe pse banoret shprehen se në çdo fushatë elektorale është premtuar shtrimi i kësaj rruge./ Top Channel

zejmen lezhe

Sondazh

Poll