Bota

Lufta në Ukrainë/ Analiza e DW: Biden s'do dërgojë avionë luftarakë, Scholz e mbështet

Presidenti amerikan, Joe Biden nuk do të dërgojë aktualisht avionë luftarakë në Ukrainë. Presidenti francez, Macron nuk e përjashton këtë, por duhen përmbushur disa kritere.

31 Janar 2023, 14:40 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Analiza e DW: Biden s'do dërgojë
Joe Biden

UKRAINË- Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur hapur kundër dërgimit të avionëve luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë. Pyetjes së gazetarëve, nëse ai e mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ai iu pëgjigj në Uashington të hënën me "jo". Politika ukrainase kërkon nga aleatët perëndimorë me ngulm dërgimin e avionëve luftarakë.

Javën e shkuar ishte zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer, i i cili nuk e përjashtoi kategorikisht dërgimin e avionëve luftarakë F116. SHBA nuk do të përjashtojnë asnjë "sistem specifik", po do të verifikojnë vazhdimisht, se çfarë armësh i nevojiten Ukrainës në luftë kundër Rusisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur hapur kundër dërgimit të avionëve luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë. Pyetjes së gazetarëve, nëse ai e mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ai iu pëgjigj në Uashington të hënën me "jo". Politika ukrainase kërkon nga aleatët perëndimorë me ngulm dërgimin e avionëve luftarakë.

Javën e shkuar ishte zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer, i i cili nuk e përjashtoi kategorikisht dërgimin e avionëve luftarakë F116. SHBA nuk do të përjashtojnë asnjë "sistem specifik", po do të verifikojnë vazhdimisht, se çfarë armësh i nevojiten Ukrainës në luftë kundër Rusisë.

Kancelari gjeman, Olaf Scholz që në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën e kaluar u shpreh, se është kundër dërgimit të avionëve luftarakë. Gjatë udhëtimit të Amerikën Jugore ai u shpreh për rrezikun "e një gare furnizimi me armë" në debatin aktual.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll