Bota

Nis protesta e Vetëvendosjes kundër Asociacionit, qytetarët nuk pranojnë themelimin e Komunave me Shumicë Serbe

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë nisur bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me disa prej ministrave të Qeverisë Kurti, këshilltar të kryeministrit e presidentës si dhe kryetarët e partive opozitare.

31 Janar 2023, 12:21 Nga I.A
Nis protesta e Vetëvendosjes kundër Asociacionit, qytetarët nuk
Protesta

KOSOVË- Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshet kryesore të Prishtinës ka nisur. Vetëvendosje po proteston kundër themelimit të Asociacionit. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë nisur bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me disa prej ministrave të Qeverisë Kurti, këshilltar të kryeministrit e presidentës si dhe kryetarët e partive opozitare.

I zëshëm për këtë protestë është edhe Sadri Ramabaja, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai para pak çastesh ka lëshuar një paralajmërim për protestën kundër themelimit të Asociacionit. Ramabaja tha se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon. Ai e ka quajtur Asociacionin një “instrument të Beogradit”.

proteste ne kosove

Sondazh

Poll