Bota

Pas takimit për Asociacionin, flet ambasadori Hovenier: Do vazhdojmë të zbatojmë çdo zotim nga dialogu Kosovë-Serbi

Pas përfundimit të diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane, Hovenier i ka shprehur mirënjohjen çdo pjesëmarrësi iu bashkua takimit.

31 Janar 2023, 13:20 Nga I.A
Pas takimit për Asociacionin, flet ambasadori Hovenier: Do vazhdojmë
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Pas përfundimit të diskutimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane, Hovenier i ka shprehur mirënjohjen çdo pjesëmarrësi iu bashkua takimit.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

jeff hovenier dialogu kosove-serbi asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll